Fetai në Tearcë u takuam me strukturat e Aleancës për Shqiptarët, në një takim të domosdoshëm pas fitores së zgjedhjeve lokale, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të koordinuar hapat që na presin brenda VLEN-it.
Biseda ishte e hapur, konkrete dhe orientuar drejt terrenit , me njerëzit tanë që mbajnë barrën e punës politike çdo ditë.
Falënderojmë secilin për kontributin, për durimin dhe për vendosmërinë që kanë treguar në këtë rrugëtim politik.
Uniteti i strukturës së Tearcës e ka dëshmuar se kur jemi një ekip, puna jep rezultat.

