Deklaratë publike – Haqim Ramadani
Të nderuar qytetarë, publikisht kërkoj nga organet kompetente – hetuesia, Prokuroria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera përgjegjëse – që të zbardhin sa më shpejt rastin e publikimit të listave të ashtuquajtura me emra të ‘tradhtarëve’ në komunën e Bërvenicës.
Bazuar në shqetësimet e shumta të qytetarëve në vend dhe në diasporë, shpreh dyshimin tim legjitim, jo akuzë, se mos-marrja e masave dhe mosidentifikimi i autorëve mund të krijojë hapësirë për dyshime dhe teori të panevojshme në opinion.
Kërkoj hetim të plotë, transparencë dhe publikim të rezultateve, në mënyrë që të mbrojmë sigurinë, dinjitetin dhe besimin e qytetarëve tanë.

