Arben Fetai Diplomacia dhe partneriteti mbeten gurthemel i rrugës sonë drejt reformave të qëndrueshme. Sot patëm një takim të veçantë që reflekton pikërisht këtë frymë bashkëpunimi dhe besimi të ndërsjellë.
Fetai Kenaqësi për drekë sot në Rezidencën Suedeze, me mikun tim Ambasadorin Ola Sohlström.
Suedia është vend mik i vërtetë, partner që ka qëndruar pranë nesh në forcimin e shtetit të së drejtës, institucioneve funksionale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo mbështetje është e pazëvendësueshme.
Biseduam për rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe për hapat që na presin në qeverisjen qendrore, me fokus te puna e ndershme, stabiliteti dhe përmbushja e prioriteteve tona reformuese.
Mirënjohës për mikpritjen dhe për partneritetin e sinqertë që Suedia vazhdon t’i japë vendit tonë.

