8 C
Tetovo
E martë, 18 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSejdiu i përgjigjet Kostovskit: Nëse e kthyet Kërçovën, ne fituam Çashkën, në...

Sejdiu i përgjigjet Kostovskit: Nëse e kthyet Kërçovën, ne fituam Çashkën, në të ardhmen edhe Butelin

Eksponenti i lartë i VLEN, Blerim Sejdiu përmes një reagimi në rrjetet sociale i është përgjigjur zyrtarit të VMRO-DPMNE-së, Darko Kostovski i cili së fundmi tha se maqedonasit e kthyen Kërçovën në zgjedhjet e fundit lokale, duke e fituar këtë komunë.
Sipas Sejdiut, nëse rezultatet e zgjedhjeve nëpër komuna matin fitoret, sipas përkatësisë etnike, siç i interpreton kolegu Darko Kostovski, atëherë, siç thotë, “del se maqedonasit e kanë kthyer Kërçovën, ndërsa e kanë humbur Çashkën”.

“Me të njëjtën logjikë, në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do të duhej të garonin për ta marrë edhe Komunën e Butelit”, ka thënë Sejdiu, duke i reaguar Kostovskit.
Sipas tij, kjo qasje nuk i shërben askujt dhe veçse krijon ndasi të panevojshme etnike.

“Komunat nuk janë pronë e asnjë etnie. Komunat u takojnë qytetarëve. Qëllimi ynë duhet të jetë krijimi i institucioneve funksionale, bashkëpunim dhe progres për të gjithë, pavarësisht se cilës etni i takojnë”, ka thënë Sejdiu, njëherësh kryetar i komunës së Zhelinës.

Ndryshe një një postim të tij në Fejsbuk, Kostovski, kryetar i Butelit tha se për Kërçovën u ndreq një padrejtësi histrorike dhe se interesat nacionale dhe të shtetit mbrohen me vendosjen e linjave të kuqe dhe se kryeministri Mickoski luan një rol serioz historik dhe se ky është vetëm fillimi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments