8 C
Tetovo
E martë, 18 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniProcesi gjyqësor për tragjedinë në diskotekën “Puls” fillon nesër

Procesi gjyqësor për tragjedinë në diskotekën “Puls” fillon nesër

Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan, fillon nesër. Seanca e parë është caktuar për në orën 9:30 në sallën gjyqësore në INP Idrizovë, me masa të përforcuara sigurie dhe prani të ekipit mjekësor.

Rasti përfshin 38 të akuzuar – 35 persona fizikë dhe tre juridikë, ndërsa procedura do të zhvillohet me tempo prej dy seancave në javë. Gjykata u bën thirrje mediumeve për raporti dinjitoz pa senzacionalizëm, me respekt ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

Procesin do ta zhvillojë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokuroria do të përfayqësohet nga një ekip i zgjeruar prej 15 prokurorëve publikë, me qëllim që të sigurohet procedurë e drejtë dhe efikase.

Aktakuza përfshin vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, mes të cilave edhe lëshime serioze në organizim të sigurimit të objektit.

Mes të akuzuarve janë pronarë të lokaleve, drejtorë, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës shtetërorë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments