8 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti: Çairi hap dyert për partneritetet ndërkombëtare në digjitalizimin e arsimit

Mexhiti: Çairi hap dyert për partneritetet ndërkombëtare në digjitalizimin e arsimit

Delegacione nga Holanda, Finlanda, Turqia dhe Portugalia vizituan Komunën e Çairit për herë të parë, në kuadër të projektit ndërkombëtar i cili synon digjitalizimin dhe modernizimin e arsimit. Kështu ka informuar kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN.

Sipas Mexhitit gjatë këtij takimi janë diskutuar hapat e radhës të bashkëpunimit, me fokus tek shkëmbimi i përvojave, aplikimi i praktikave të avancuara dhe krijimi i mundësive konkrete për zhvillimin e shkollave në Çair.

Ky projekt sipas kryetarit Mexhiti e vendos komunën e Çairit pranë modeleve evropiane të zhvillimit arsimor, duke hapur rrugën drejt një sistemi më modern, më efikas dhe më cilësor, me përfitime të drejtpërdrejta për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments