Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka nisur aktivitetet e festave të Nëntorit me një manifestim të veçantë kushtuar Ditës së Alfabetit. Në qendër të vëmendjes ishin fëmijët e çerdhes “Rilindja”, të cilët realizuan një program të pasur dhe mjaft të suksesshëm.
Kasami përgëzoi drejtoreshën Fatlinda Jaja dhe stafin e çerdhes për organizimin e shkëlqyer, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe përfshirjes së fëmijëve në këto festa me vlerë kombëtare.
“Urime!”, përfundon mesazhi i tij, i shoqëruar me simbolin kombëtar 🇦🇱.

