8 C
Tetovo
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi nga manifestimi i Ditës së Alfabetit, në Shkup: Alfabeti Shqiptar,...

Feti Abazi nga manifestimi i Ditës së Alfabetit, në Shkup: Alfabeti Shqiptar, ura që lidh brezat

“Kryetari i Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazi, mori pjesë sot në akademinë solemne të organizuar me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup”, ka njoftuar ai, në faqen e tij zyrtare, në rrjetet sociale.

Tutje, ai ka shtuar se, nën patronazhin e Qeverisë së RMV-së, ky event madhështor solli në vëmendje rëndësinë historike të 22 Nëntorit dhe trashëgiminë kulturore që na bashkon si komb.

“Me këtë rast u hap edhe ekspozita “Shtypshkronja dhe Kongresi”, e cila i kushtohet shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Shtypshkronja Tregtare Ndërkombëtare” dhe delegatëve të Kongresit të Manastirit, duke rikthyer kujtesën për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në përcaktimin e alfabetit shqip.

• Ndërsa sonte në mbrëmje pata nderin të jem pjesë e shënimit të 117-vjetorit të Alfabetit Shqiptar, në një aktivitet dinjitoz të organizuar nga Komuna e Çairit.
Dita e nesërme, 22 Nëntori, është më shumë se një datë historike – është dita kur kujtojmë se pa alfabet nuk ka gjuhë të shkruar, pa gjuhë nuk ka kujtesë kolektive, e pa kujtesë nuk ka as identitet, as të ardhme.

Alfabeti Shqiptar është ura që lidh brezat – nga ata që luftuan për të drejtën e arsimit, deri te fëmijët që sot mësojnë, ëndërrojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre në këtë gjuhë.

📜 22 Nëntori është simbol i bashkimit, diturisë dhe sakrificës së rilindësve tanë, të cilët i dhanë kombit alfabetin e përbashkët dhe rrugën drejt dritës. Sot përulemi me respekt para punës dhe përkushtimit të delegatëve të Kongresit të Manastirit, që vendosën themelet e gjuhës sonë bashkëkohore.

Gëzuar 22 Nëntorin dhe 117-vjetorin e Alfabetit Shqiptar!”, ka uruar Feti Abazi, në faqen e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments