Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh një nga drejtuesit e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka vlerësuar lart manifestimin e mbajtur në Manastir me rastin e Ditës së Alfabetit Shqiptar, organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Kasami theksoi se ceremonia, e shoqëruar me performancat e artistëve dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, ishte një manifestim i jashtëzakonshëm që nderoi historinë dhe kulturën shqiptare.
Ai shtoi se prania e personaliteteve të larta, përfshirë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe shumë të ftuar nga trojet shqiptare, e bëri edhe më të veçantë këtë ngjarje të rëndësishme për kombin.
Kasami vuri në dukje se festimet e nëntorit do të vazhdojnë me aktivitete të tjera kulturore e historike në ditët në vijim.

