Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM dhe njëherit bëjnë thirrje për kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

