Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, njoftoi se projekti “EU for Economic Growth” ka krijuar 265 vende të reja pune, ka mbështetur 107 kompani dhe 37 startup-e, dhe ka sjellë mbi 9 milionë euro investime të reja në katër rajone të vendit.
Durmishi theksoi se projekti promovon inovacionin, teknologjitë e gjelbra dhe agroteknologjinë, duke siguruar vazhdimësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

