8 C
Tetovo
E enjte, 27 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniGashi: Mbrojtja e grave dhe vajzave është obligim moral

Gashi: Mbrojtja e grave dhe vajzave është obligim moral

Kryeparlamentari Afrim Gashi, sot në kuadër të 16 ditë aktivizëm e hapi seancën plenare duke theksuar rëndësinë e angazhimit institucional dhe shoqëror për mbrojtjen e grave dhe vajzave. “Mbrojtja e grave dhe vajzave nuk është vetëm detyrim ligjor, por obligim moral”, u shpreh Gashi, duke nënvizuar se çdo vajzë dhe çdo grua meriton të jetojë e sigurt, pa frikë dhe me dinjitet.

Ai apeloi tek të gjithë deputetët që të angazhohen së bashku për krijimin e një ambienti të sigurt për gratë dhe vajzat. “Mesazhi kryesor është për gjithë deputetët, të angazhohemi së bashku për një ambient të sigurt për gratë dhe vajzat, së paku kur kërcënohet siguria dhe mirëqenia e tyre”, tha Gashi.

Sipas kryeparlamentarit, kërcënimi i sigurisë së grave dhe vajzave është njëkohësisht “kërcënim ndaj ekzistencës njerëzore dhe emancipimit shoqëror”.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments