Këshilltari dhe njëkohësisht nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit ndaj të ardhmes.
“Urime 28 Nëntorin! Nderojmë historinë duke i shërbyer me përkushtim të ardhmes,” ka thënë Qamili në mesazhin e tij, duke shtuar se kjo festë i bashkon shqiptarët kudo që janë.
Ai theksoi se fryma e 28 Nëntorit duhet të na udhëheqë drejt bashkëpunimit dhe punës së përbashkët: “Le të jemi të bashkuar gjithmonë siç na bashkon kjo festë. Krah njëri-tjetrit, për të mirën e përgjithshme.”

