8 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeFeti Abazi, emëron Rahim Muharemin u.d drejtor të shkollës në Urviç

Feti Abazi, emëron Rahim Muharemin u.d drejtor të shkollës në Urviç

Kryetari i komunës Bogovinës, Feti Abazi, emëron Rahim Muharemin u.d drejtor të shkollës në Urviç: Do jetë në lartësinë e detyrës Kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi, përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar emërimin e mësuesit Rahim Muharemi u.d drejtor të shkollës fillore në Urviç.

Tutje, Abazi ka theksuar u.d drejtori i ri, do të jetë në lartësinë e detyrës dhe do i përmbushë pritshmëritë.

“Sot kemi emëruar si ushtrues detyre drejtor në shkollën fillore “11 Tetori” në Urviç Rahim Muharemin, i cili vjen në këtë detyrë nga radhët e mësuesve të kësaj shkolle. Drejtorit i urojmë punë të mbarë dhe suksese ne ushtrimin e detyrës së re. Komuna pret që të gjithë udhëheqësit e pozicioneve të larta, përfshirë edhe arsimin, të jenë në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin të gjitha pritshmëritë që bartë kjo detyrë”, ka shkruar Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments