Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka bërë të ditur se realizimi efektiv i Agjendës reformuese kërkon përkushtim institucional, koordinim të përhershëm dhe mekanizma të qartë për monitorimin e zbatimit të reformave.
Në një status të publikuar në Facebook, Murtezani njoftoi për një takim të zhvilluar me ambasadoren e Republika Federale e Gjermanisë në Shkup, Petra Dreksler, si dhe me përfaqësues të Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
“Realizimi i Agjendës reformuese kërkon përkushtim, koordinim permanent dhe mjete të qarta për monitorimin e implementimit të reformave”, theksoi Murtezani.
Sipas tij, në takim është diskutuar për mbështetjen e mëtejshme që Gjermania ofron në procesin e integrimit evropian të vendit, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve institucionale.
“Sot zhvillova takim me ambasadoren gjermane Petra Dreksler dhe përfaqësuesit e GIZ-it, ku diskutuam për mbështetjen e mëtejshme që Republika Federale e Gjermanisë e ofron në procesin e integrimit evropian, me fokus të veçantë në përforcimin e kapaciteteve institucionale”, shkroi ministri.
Murtezani bëri të ditur se në kuadër të këtij bashkëpunimi, Ministria për Çështje Evropiane është pajisur me një platformë softuerike të dedikuar për Agjendën reformuese.
“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Ministria për Çështje Evropiane u pajis me platformë softuerike për Agjendën reformuese, e dedikuar për monitorimin dhe njoftimin për implementimin e reformave të lidhura me agjendën evropiane”, theksoi ai.
Në fund të statusit, Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme gjermane.
“Mirënjohje për qytetarët e Republikës Federale të Gjermanisë, në emër të qytetarëve tanë, për mbështetjen dhe partneritetin permanent në këtë proces”, përfundoi ministri.

