8 C
Tetovo
E premte, 19 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeFeti Abazi, emëron Ilir Nurishin drejtor të Ndërmarrjes Komunale: Kjo drejtori, ka...

Feti Abazi, emëron Ilir Nurishin drejtor të Ndërmarrjes Komunale: Kjo drejtori, ka nevojë për shtytje dhe organizim

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka emëruar Ilir Nurishin, drejtor të Ndërmarrjes Komunale “Sharri”.
Lajmin e ka bërë të ditur, i pari i Bogovinës, në
faqen e tij zyrtare.

“Sot kam emëruar Ilir Nurishin në pozicionin ushtrues detyre Drejtor të Ndërmarjes Publike Komunale “Sharri”.
Iliri është një djalë fisnik, me shumë energji dhe mbi të gjitha punëtor.

Ndërmarja ka nevojë për një shtytje dhe organizim e funksionalitet më të mirë, dhe ne jemi të bindur se drejtori i ri do të arrijë objektivat që ka para vetes dhe para qytetarëve.

Ne i urojmë Ilirit punë të mbarë dhe shumë suksese në kryerjen e detyrës së re!”, ka përfunduar, Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments