Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët në vendin tonë është matur në Berovë, ku janë matur -5 gradë, pasuar nga Manastiri dhe Strumica me -4 gradë, Shkup-Petrovec dhe Shtipi me -3, Demir Kapija, Velesi dhe Kumanova me -2 gradë. Në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Gjevgjeli, Prilep, Mavrovë dhe Pretor temperatura është -1 gradë, në Kriva Pallankë dhe Kodër e Diellit 0 gradë, në Ohër 1 gradë, ndërsa në Vinicë dhe Krushevë 2 gradë.
Sot moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Paradite, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë nga -3 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë Celsius, njofton DPHM.
Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i qetë, me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të zbresë deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë.

