8 C
Tetovo
E diel, 21 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeSejdiu: Zhelina për herë të parë përfaqësohet në Këshillin Drejtues të BNJVL-së

Sejdiu: Zhelina për herë të parë përfaqësohet në Këshillin Drejtues të BNJVL-së

Komuna e Zhelinës ka shënuar një moment historik duke u bërë, për herë të parë, anëtare e Këshillit Drejtues të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL).

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së fundit të Kuvendit të BNJVL-së, e mbajtur në Shkup, ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha 81 komunave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë mbledhje, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, i propozuar nga koalicioni VLEN, u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të BNJVL-së, organ i cili përbëhet nga 19 kryetarë komunash.

Sejdiu theksoi se Komuna e Zhelinës deri më tani nuk ka qenë asnjëherë e përfaqësuar në këtë organ drejtues, duke e cilësuar këtë zgjedhje si një arritje të veçantë dhe një hap të rëndësishëm për komunën.

“Përfaqësimi i Zhelinës në Këshillin Drejtues të BNJVL-së është një përgjegjësi dhe një mundësi e madhe për të kontribuar aktivisht në proceset vendimmarrëse që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale”, u shpreh Sejdiu.

Sipas tij, roli i Komunës së Zhelinës në këtë këshill do të jetë aktiv dhe konstruktiv, me fokus në shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal, si dhe avancimin e qeverisjes lokale drejt komunave më të zhvilluara, më efikase dhe më transparente në nivel shtetëror.

Ky përfaqësim vlerësohet si një hap i rëndësishëm për rritjen e rolit dhe zërit të Komunës së Zhelinës në politikat dhe vendimmarrjet që lidhen me pushtetin lokal në vend.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments