8 C
Tetovo
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeParandalohet transporti ilegal i armëve nga Turqia drejt Maqedonisë, sekuestrohen 3 pushkë,...
- Advertisment -spot_img

Parandalohet transporti ilegal i armëve nga Turqia drejt Maqedonisë, sekuestrohen 3 pushkë, 20 pistoleta dhe 5.750 fishekë

MPB njofton se më 24.12.2025, përmes shkëmbimit të shpejtë të informacioneve nëpërmjet Qendrës SELEC me Drejtorinë e Përgjithshme Bullgare për Luftë kundër Krimit të Organizuar dhe Agjencinë Doganore të Bullgarisë, Njësia për Tregti të Paligjshme me Armë, Materie të Rrezikshme dhe Material Radioaktiv pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike parandaloi një rast të transportit ilegal të armëve nga Republika e Turqisë, përmes Republikës së Bullgarisë, drejt Maqedonisë.

Konkretisht, gjatë natës 24/25.12.2025, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme Bullgare për Luftë kundër Krimit të Organizuar dhe Agjencinë Doganore të Bullgarisë, në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” u krye kontroll i një automjeti transportues “Volvo” me targa maqedonase, ku në hapësirën e ngarkesës u gjetën dhe u sekuestruan tre pushkë, 20 pistoleta dhe 5.750 fishekë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të të gjitha personave të përfshirë, do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments