Kryeparlamentari Afrim Gashi ka zhvilluar brifingun e fundit të rregullt për këtë vit me përfaqësuesit e mediave, ku janë diskutuar aktivitetet e Kuvendit dhe çështjet aktuale me interes publik.
“Realizova brifingun e fundit të rregullt për këtë vit me përfaqësuesit e mediave”, ka deklaruar Gashi, duke theksuar se fokusi i takimit ka qenë puna e Kuvendit dhe temat që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Ai nënvizoi se viti po përmbyllet me angazhim të lartë institucional për hapje ndaj publikut. “Diskutuam për aktivitetet e Kuvendit dhe çështjet aktuale me interes publik, duke e përmbyllur vitin me përpjekje maksimale për transparencë dhe informim të drejtë të qytetarëve”, u shpreh kryeparlamentari.
Sipas Gashit, komunikimi i rregullt me mediat mbetet një element kyç për forcimin të besimit publik dhe për sigurimin e informimit të saktë dhe të paanshëm të qytetarëve.




