8 C
Tetovo
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMinistri Aliu: Deri në maj do të kemi parking të ri në...
- Advertisment -spot_img

Ministri Aliu: Deri në maj do të kemi parking të ri në Qendrën Klinike me infrastrukturë “smart” dhe garazhë në kate

Deri në maj pritet që të bëhet parkingu i ri në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, me “infrastrukturë smart” dhe garazhe me kate, paralajmëroi Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, duke treguar se ka mbetur të nënshkruhet kontrata me ndërmarrjen.

“Parkingu kishte problem administrativ, ju thash që e kemi zgjedhur në nivel të qeverisë veç më ka kaluar, tani më pritej 8 ditë që të jetë në Gazetën Zyrtare, besoj që ka kaluar edhe në Gazetën Zyrtare tani do të duhet me institucionin përkatës të nënshkruhet kontrata dhe të fillohet me punë në pjesën e investimit në infrastrukturë”, tha Azir Aliu.

I pyetur për ndihmën e shpejtë që nuk ka ilaçe bazë për mjekim, Aliu nuk u përgjigj në mënyrë direkte se si do e zgjidhin këtë problem, por tha se së bashku me qeverinë do t’i blejnë 100 automjete të ndihmës së shpejtë dhe se Ministrinë e Arsimit po krijojnë politika ku do të krijohen profile mjekësore për atje ku ka nevojë.

“Ju e dini që kam thënë prej ditës së parë se do të krijoj politika që bazohen në nevoja dhe të dhëna. Për momentin për herë të parë si qeveri kemi bazë me kapacitete njerëzore, nga ajo bazë doli ajo që ju po e tregoni, që nuk ka mjekë në ato institucione, ne po punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit të krijojmë strategji nacionale për 10 vjet që të mund ta parashikojmë profesionistë dhe profile në punonjësit mjekësor atje ku nevojiten. Ajo nuk mund të bëhet as për një vjet as për 4 vjet, e dini që minimum duhen 6 vite që të krijohen profile të mjekëve”, deklaroi Aliu.

Ndryshe para 2 javëve në rezultatet se si kanë punuar institucionet publike shëndetësore, në një rast u vërtetua se ilaçet që duhen për kujdesin mjekësor urgjent ishin nën minimumin e nevojshëm për të funksionuar dhe nuk ka pasur ampula kundër dhimbjeve, gjë për të cilën tregoi drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sashko Klekovski.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments