Kryeministri Hristjian Mickoski deklaroi se Qeveria e mbështet rritjen e pagës minimale, duke vlerësuar se një vendim i tillë do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e të ardhurave në buxhet. Duke ju përgjigjur gazetarëve Mickoski tha se Qeveria nuk do të marrë vendim për këtë çështje pa vendosur për të njëjtën punëdhënësit dhe punëtorët dhe shtoi se çfarëdo marrëveshje për ta është e pranueshme dhe do të gjejë mbështetje institucionale.
HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
“Për neve si Qeveri është e pranueshme rritja e pagës minimale sepse do të kemi më shumë të ardhura në buxhet. Jemi punëdhënës të 100 mijë punonjësve, kurse shteti ka më tepër se 700 mijë të punësuar. Kjo nënkupton se rreth 600 mijë do të vijnë tek ne, nëse jemi vetiak mund të themi që pagat të rriten menjëherë që nesër. Por ne themi, jemi Qeveri që në kuadër të dialogut social ndërmjetësojmë mes punëdhënësve dhe punëtorëve. Kështu që çfarëdo vendimi që ata marrin ne si Qeveri do ta mbështesim”.
Mickoski foli edhe për shportën e konsumit dhe deklaroi se sipas statistikave të eurostat, Maqedonia është vendi më i lirë në rajon po edhe në Europë.
HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Eurostat është institucioni i vetëm relevant në Europë, e cila thotë se shporta konsumatore në Maqedoni, në Europë është më e ulta dhe nëse të njëjtën e krahasojmë me shportat konsumatore në rajon, është shumë më e ulët, të themi, në krahasim me Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë, ose nëse ndonjë mesatare europiane është 100, shporta e konsumit në Maqedoni është nën 75”.
Ndryshe, sindikatat në paralajmërimin e tyre të fundit, kanë njoftuar se vitn e ri do ta nisin me protesta duke kërkuar rritje pagash dhe rrogë minimale prej 500 eurosh dhe se për të njëjtën nuk pranojnë më diskutime. /SHENJA/




