Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit ka akuzuar ish udhëheqjen e kësaj komune për keqpërdorime. Sipas Bejtës, Komuna e Gostivarit ka paguar 900 mijë euro për rikonstruimin e rrugëve në këtë komunë, por në realitet, sipas tij, asnjë lopatë asfalt nuk është hedhur në rrugët e qytetit e as ato të fshatrave. Bejta tha se tenderi i nënshkruar nga Valbon Limani i është dhënë një kompanie nga Shkupi, e cila nuk është dukur kurrë në terren.
“Tenderin e kanë bërë 700 mijë euro ndërsa asnjëherë nuk është bërë rikonstruimi e as rehabilitimi i ndonjë rruge qoftë në fshat, qoftë në qytet. E nënshkruar është nga Valbon Limani. Kompania që e ka marr punën është kompani nga Shkupi. Paramendoni, për ti sjell mjetet dhe punëtorët për të bërë rehabilitimin dhe rikonstruimin e rrugëve në Komunën e Gostivarit duhet shumë kohë. Ata asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk i kanë parë rrugët ndërsa paratë nga buxheti i komunës të nënshkruar nga Limani i kanë marr. Tenderi ka kushtuar 200 mijë euro për mbushjen e gropave dhe atje ku janë dëmtuar trotuaret. E nënshkruar nga Valbon Limani”, deklaroi Nevzat Bejta, kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit. /Alsat.mk




