8 C
Tetovo
E martë, 30 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAlbi Qamili: Ja projektet për Tetovën të planifikuara me buxhetin e vitit...
- Advertisment -spot_img

Albi Qamili: Ja projektet për Tetovën të planifikuara me buxhetin e vitit 2026

Këshilli komunal i Komunës së Tetovës ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me shumicë votash në seancën e sotme.

Zv/kryetari i Komunës së Tetovës, njëkohësisht këshilltar i VLEN-it në Tetovë, Albi Qamili, tha se ky buxhet u përpilua në bazë të programeve zhvillimore, si dhe nevojave dhe prioriteteve konkrete të qytetarëve të Tetovës.

“Në të janë përfshirë me shumë kujdes të gjitha kategoritë e qytetarëve, projektet kapitale të komunës, prioritetet programore dhe sigurisht shpenzimet rrjedhëse për administratën e komunës dhe mbarëvajtjen e punës së qytetit”, tha Qamili.

Ai njoftoi se me buxhetin e vitit të ardhshëm financohen një numër i madh i investimeve kapitale, përfshirë vazhdimin e punimeve për dy shkolla të mesme, dy pishina të reja, ujësjellësin në rrugën Jashtë Vardarit dhe gypin kryesor të ujësjellësit.

Gjithashtu janë planifikuar mjete për rrjetin e kanalizimit në fshatin Falishtë dhe lagjen Dardania, kapellën në fshatin Falishtë, si dhe fillimin e kanalizimit atmosferik dhe ujësjellësit për fshatin Xhepçisht.

Me projektin e Bankës Botërore rregullohet kanalizimin atmosferik në Reçicë të Madhe, Reçicë të Vogël, Drenovec, Poroj dhe Xhepçisht.

“Me 18 milionë denarë financohet projektimi dhe depërtimi i trasës Tetovë – Prizren, ndërsa financohen edhe punimet për qarkoren drejt Kodrës së Diellit, rrugën e Reçicës dhe buxhet për rikonstruimin e rrugëve lokale”, njoftoi Qamili.

Përveç investimeve kapitale, janë ndarë mjete edhe për rritjen e pagave të arsimtarëve, subvencione për filloristët, mbrojtje sociale dhe të tjera.

“Ky është buxhet që dëshmon sërish se komuna kujdeset për secilin qytetar, për çdo grupmoshë, çdo lloj përkatësie dhe secilin vendbanim. Na pret një vit me shumë punë për Tetovën dhe tetovarët”, u shpreh Qamili.

Buxheti i propozuar u votua edhe nga këshilltarët e opozitës shqiptare, pa asnjë votë kundër dhe me dy abstenime, nga këshilltarët e Levicës dhe LSDM-së.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments