Sot në Këshillin Komunal u votua një vendim me rëndësi për qytetarët tanë!
Transporti publik bëhet FALAS për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.
Nga ky vendim do të përfitojnë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu edhe të gjitha shoqatat dhe institucionet që do të nënshkruajnë një momerandum bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.
Një hap konkret për të shpërblyer përgjegjësinë qytetare, për të lehtësuar lëvizjen dhe për të ndërtuar një qytet më të drejtë për të gjithë.
* Status facebook’u i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami





