Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka njoftuar se buxheti 12 milionë eurosh ka kaluar në këshillin komunal. Përpos buxhetit, puna ka vazhduar me pastrimin e shtratit nga mbeturinat, në fshatin Bogovinë, ka theksuar ai.
“Këshilli Komunal miratoi buxhetin për vitin 2026. Shfrytëzoj rastin të falemenderoj të gjithë këshilltarët për përkrahjen e parezervë.
Nisëm sot pastrimin e shtratit të lumit në Bogovinë. Nga pamjet mund të vëreni se gjatë gjithë trasesë është i shndërruar në deponi duke e lënë pa pastruar me dekada”, ka shkruar Abazi.




