8 C
Tetovo
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKryeparlamentari Gashi dhe Ministri Aziri vizitojnë Klinikën e Fëmijëve, shpërndajnë paketa në...
- Advertisment -spot_img

Kryeparlamentari Gashi dhe Ministri Aziri vizitojnë Klinikën e Fëmijëve, shpërndajnë paketa në prag të festave

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, kanë vizituar Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve në prag të festave të fundvitit, ku kanë shpërndarë paketa për fëmijët që po marrin trajtim mjekësor.

“Në prag të festave të fundvitit, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, z. Azir Aliu, vizituam Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve, ku pata mundësinë të ndaj paketa për fëmijët që po trajtohen aty,” ka shkruar Gashi në statusin e tij.

Ai theksoi se ky veprim, edhe pse simbolik, ka një domethënie të veçantë për fëmijët dhe familjet e tyre. “Një gjest i vogël për t’u sjellë gëzim dhe për t’u përcjellë mesazhin se nuk janë vetëm,” u shpreh kryeparlamentari.

Gashi theksoi gjithashtu rëndësinë e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve, duke nënvizuar se këto janë vlera themelore të shoqërisë. “Solidariteti dhe kujdesi për më të vegjlit janë vlera që na bashkojnë si shoqëri,” përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments