Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, pas vizitës në hapjen zyrtare të tubimit të VLEN në Vrapçisht, në krye me Zuli Demirin, ka ndaluar edhe në fshatin Kamjan, për të vizituar kreun e komunës së Bogovinës, Feti Abazin. Në një takim pa protokoll dhe atmosferë miqësore, ashtu sikur ish-zv/kryeministri Izet Mexhiti, edhe Bekim Sali ka rikonfirmuar mbështetjen e nivelit qendror, edhe për komunën e Bogovinës.
Nga, qeveria e VLEN, për vendbanimet e kësaj komune, janë paraparë një sërë mbështetje projektesh, duke filluar nga ujësjellësit, rrugët, kanalizimi, e deri në ndërtimin e çerdheve.




