8 C
Tetovo
E hënë, 5 Janar, 2026
BallinaLajmeFetai: Mbështes fuqishëm vendimin e presidentit Tramp për arrestimin e Maduros
- Advertisment -spot_img

Fetai: Mbështes fuqishëm vendimin e presidentit Tramp për arrestimin e Maduros

Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai ka thënë se mirëpret vendimin historik dhe të guximshëm të presidentit amerikan Donald Tramp për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, duke i dhënë fund një regjimi autoritar që ka ushqyer rrjete narkotrafiku dhe ka kërcënuar sigurinë rajonale e botërore.

“Si aleate e palëkundur e NATO-s, Maqedonia e Veriut mbështet fuqimisht veprimet për forcimin e sigurisë kolektive, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e demokracisë që garantojnë paqen dhe lirinë”, thekson Fetai.

Sipas tij, ky operacion vendimtar kundër rrjeteve të drogës, korrupsionit dhe ndikimeve autoritare paraqet një hap të rëndësishëm drejt eliminimit të kërcënimeve që cenojnë aleatët tanë dhe rendin euroatlantik.

“Historia dëshmon se kur Amerika udhëheq me vendosmëri dhe guxim, aleatët ndihen më të sigurt, demokracitë forcohen dhe bota bëhet një vend më i sigurt e më i lirë”, thekson Fetai.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments