8 C
Tetovo
E hënë, 12 Janar, 2026
BallinaLajmeKSHZ: Dalja në votim deri në orën 13:00 në katër komunat është...

KSHZ: Dalja në votim deri në orën 13:00 në katër komunat është 8,89 për qind

Deri në orën 13:00 të mëngjesit, dalja e votuesve në katër komunat ku po mbahen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune është 8,89 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas komunave, në Mavrovë-Rostushë dalja në votim është 10,03 për qind. Deri në orën 13:00 aty kanë votuar 1.061 qytetarë nga gjithsej 10.575 të regjistruar në Listën Zgjedhore. Dalja në votim në Vrapçisht është 9,58 për qind, ku kanë votuar 2.613 qytetarë nga gjithsej 27.279 të regjistruar.

Gostivari ka dalje në votim prej 8,73 për qind. Deri në orën 13:00 aty kanë votuar 7.227 nga gjithsej 82.870 votues. Dalja më e ulët vazhdon të jetë në Qendër Zhupë, respektivisht 6,61 për qind, ku kanë votuar 500 nga gjithsej 7.562 votues të regjistruar.

Nga KSHZ thonë se procesi i votimit në vendvotimet e hapura po zhvillohet normalisht dhe pa vështirësi të mëdha. Për shkak të kushteve atmosferike disa vendvotime janë hapur me vonesë prej 40 minutash deri në më shumë se një orë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments