8 C
Tetovo
E martë, 13 Janar, 2026
BallinaLajmeDogana parandaloi kontrabandimin e një sasie të konsiderueshme të cigareve, një shtetas...

Dogana parandaloi kontrabandimin e një sasie të konsiderueshme të cigareve, një shtetas i Serbisë privohet nga liria

Doganierët në pikën kufitare të Dojranit zbuluan dhe parandaluan një përpjekje të kontrabandimit të 5,050 kuti cigaresh dhe cigare elektronike me vlerë tetë milionë denarë. Inspektorët e Departamentit të Hetimeve, në kuadër të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, privuan shtetasin e dyshuar serb, shoferin e kamionit, kundër të cilit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale “kontrabandë” dhe “falsifikim dokumenti”, të dënueshme sipas Kodit Penal.

Krimi u zbulua në dalje nga pika kufitare e Dojranit, kur doganierët, duke zbatuar teknika të avancuara operative kryen një kontroll të kamionit i cili ishte raportuar si bosh. Gjatë inspektimit të detajuar, u zbulua një bunker i ndërtuar posaçërisht me një ndarje ku u zbuluan 101 pako cigaresh dhe cigare elektronike.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments