8 C
Tetovo
E martë, 13 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDrejtori Evzal Elmazi zhvilloi takim me Kryeshefin e SPB Tetovë, Rijat Ali,...

Drejtori Evzal Elmazi zhvilloi takim me Kryeshefin e SPB Tetovë, Rijat Ali, forcohet bashkëpunimi institucional në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Sot u realizua një takim zyrtar me Kryeshefin e SPB Tetovë, z. Rijat Ali, gjatë të cilit u trajtuan çështje dhe aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin institucional dhe mbarëvajtjen e punës së Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi institucional, me theks të veçantë në forcimin e koordinimit ndërinstitucional, zbatimin konsekuent të legjislacionit në fuqi, si dhe avancimin e mekanizmave për mbrojtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e vlerave natyrore të parkut.

Gjatë takimit u riafirmua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve kompetente, si parakusht thelbësor për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e qëndrueshëm dhe efikas të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments