8 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Janar, 2026
BallinaLajmeTakim i Ministrit Sali me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Solstrom

Takim i Ministrit Sali me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Solstrom

Ministri për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Ola Solstrom.

Në takim u riafirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme e Suedisë për rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe rëndësia e ruajtjes së momentumit pozitiv në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ministri Sali theksoi se integrimi evropian mbetet një nga prioritetet kyçe të Qeverisë, me fokus në zbatimin e reformave në fushat themelore, veçanërisht shtetin e së drejtës dhe modernizimin e administratës publike.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për procesin e aderimit në BE, zhvillimet e fundit në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si shtyllë e përparimit drejt Tregut të Përbashkët Rajonal dhe integrimit gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.

U theksua kontributi i rëndësishëm i Suedisë në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit reformues 2021–2027, me fokus në demokraci, të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, barazinë gjinore, zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe ekonomik, si dhe ndërtimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Në fund, Ministri Sali falënderoi Ambasadorin Solstrom për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimin e mëtejmë në kuadër të perspektivës evropiane të vendit.​​

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments