8 C
Tetovo
E premte, 16 Janar, 2026
BallinaLajmeKomuna e Tetovës njofton për rifillimin e linjës Tetovë – Kodra e...

Komuna e Tetovës njofton për rifillimin e linjës Tetovë – Kodra e Diellit gjatë fundjavave

Komuna e Tetovës ka njoftuar se nga e shtuna, 17 janar, do të vihet sërish në funksion linja e autobusëve Tetovë – Kodra e Diellit dhe anasjelltas, e cila do të operojë vetëm gjatë fundjavave.

Sipas njoftimit zyrtar, nisja e autobusëve nga Oaza do të realizohet në orët 08:00 dhe 10:00, ndërsa kthimi nga Kodra e Diellit është paraparë në orët 14:45 dhe 16:00.

Nga Komuna bëjnë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik të rregullt, me qëllim të uljes së trafikut, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht gjatë fundjavave kur frekuentimi drejt Kodrës së Diellit është më i madh.

Linja do të jetë në dispozicion të qytetarëve gjatë gjithë sezonit dimëror, në varësi të kushteve dhe interesimit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments