8 C
Tetovo
E shtunë, 24 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFetai kujton Arbën Xhaferin: Mendimi i tij mbetet udhërrëfyes për këdo që...

Fetai kujton Arbën Xhaferin: Mendimi i tij mbetet udhërrëfyes për këdo që e kupton politikën

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar ditëlindjen e Arbën Xhaferit, ish kryetarit të PDSH-së dhe njërit nga ideologët dhe personalitetet më të ndritura të kombit tonë.

Siç thekson Fetai, me vizionin e tij, ai nuk e shihte politikën vetëm si garë për protagonizëm, por si projekt emancipues dhe transformues. Sipas Fetait, Xhaferi në politikë, madje solli një gjuhë të re, gjuhën e analizës së thellë dhe atë të racionalitetit.

“I përjetshëm është kujtimi për Arbën Xhaferin, një nga personalitetet më të ndritura të kombit tonë. Ai, me vizionin e tij, nuk e shihte politikën si garë për protagonizëm, por si projekt emancipues dhe transformues. Në një kohë kur politika ndërtohej kryesisht mbi emocione, ai solli një gjuhë të re, gjuhën e analizës së thellë dhe të racionalitetit. Sot, në 78-vjetorin e lindjes së tij, nuk kujtojmë thjesht një politikan. Arbni ishte ideator. Ishte mendimtar. Si i tillë, ai mbetet i pazëvendësueshëm. Mendimi i tij vazhdon të jetë udhërrëfyes për këdo që e kupton politikën si mjet për transformim shoqëror, barazi dhe përparim”, ka shkruar Fetai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments