8 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAgim Shemshiu emërohet Komandant i Policisë së Trafikut Rrugor

Agim Shemshiu emërohet Komandant i Policisë së Trafikut Rrugor

Agim Shemshiut ka marrë zyrtarisht detyrën e re si Komandant i Policisë së Trafikut Rrugor, një përgjegjësi të cilën ai e cilëson si një nder dhe një motivim të madh për të dhënë maksimumin në shërbim të qytetarëve.

Në një deklaratë publike, Shemshiu shpreh mirënjohjen e tij për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo pozitë përfaqëson jo vetëm një arritje profesionale, por edhe një angazhim serioz për punë me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm.

“Me dinjitet dhe përgjegjësi do të përpiqem ta përfaqësoj këtë detyrë, duke dhënë më të mirën nga vetja për sigurinë rrugore dhe shërbimin ndaj qytetarëve,” – është shprehur ai.

She mshiut ka falënderuar familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij profesional, duke vënë në dukje vitet e gjata të sakrificës, sfidave dhe përkushtimit, pa u dorëzuar asnjëherë përballë vështirësive.

Ai theksoi gjithashtu se besimi në Zotin dhe familjen ka qenë shtylla kryesore e forcës së tij, ndërsa garantoi se do të punojë me ndershmëri për të mos zhgënjyer ata që i kanë besuar këtë detyrë të rëndësishme.

“Nuk na mbetet tjetër veçse të ecim në rrugën e drejtë, në shërbim të qytetarëve,” – u shpreh Shemshiut, duke siguruar se do të jetë gjithmonë në shërbim të komunitetit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments