8 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDo të ndërtohen dy garazhe me kate në Qendrën Klinike të Shkupit:...

Do të ndërtohen dy garazhe me kate në Qendrën Klinike të Shkupit: 500 vende të reja parkimi

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orece Gjorgjievski njofton se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, kanë vendosur që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate në Qendrën Klinike, përcjell TV21. Këto garazhe në kate pritet të krijojnë 500 vende të reja parkimi.

“Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje konkrete, funksionale dhe e qëndrueshme, që do të lehtësojë jetën e përditshme dhe punën e punonjësve shëndetësorë, si dhe qasjen e pacientëve nga i gjithë vendi që vijnë çdo ditë për trajtim”, njoftoi Gjorgjievski.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments