8 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAliu- Zomer: Shqyrtohet avancimi i bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve

Aliu- Zomer: Shqyrtohet avancimi i bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Zvicrës në vend, Kristof Zomer, gjatë të cilit u shqyrtuan mundësitë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Në takim fokus i veçantë është vendosur mbi aktivitetet në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet sistemi shëndetësor.

“Sot realizova një takim konstruktiv ;pune me ambasadorin e Konfederatës zvicerane në vend, Sh.T. z. Kristof Zomer, gjatë të cilit u shqyrtuan mundësitë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve. Në takim fokus i veçantë u vendos mbi aktivitetet në sektorin e shëndetësisë në vend, si dhe mbi sfidat me të cilat përballemi, për të cilat jemi të përkushtuar aktivisht në përmirësimin e proceseve, përkatësisht në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet sistemi shëndetësor. Rikonfirmuam përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e partneritetit ndërmjet shtetit tonë dhe Konfederatës zvicerane”, shkruan ministri Aliu.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments