Xhamia e Pashës në Tetovë dhe Xhamia Haxhi Balaban në Shkup do të restaurohen me mbështetje financiare dhe profesionale nga Drejtoria Turke e Vakëfeve. Protokolli i bashkëpunimit u nënshkrua në Turqi nga kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai, dhe drejtori i përgjithshëm i Vakëfeve, Sinan Aksu, përcjell tetova1
Ky protokoll është një hap konkret drejt ruajtjes dhe përcjelljes së trashëgimisë vakëfnore te brezat e ardhshëm, duke forcuar lidhjet institucionale dhe shpirtërore në mjedisin tonë kulturor-fetar”, thuhet në njoftimin e BFI-së.
Fetai, së bashku me myftinjtë e Tetovës, Shtipit dhe Manastirit, ndodhet për një vizitë disaditore në Turqi. Xhamia e Pashës në Tetovë është monument i mbrojtur i kulturës dhe konsiderohet si një nga objektet arkitekturore më të rëndësishme të periudhës osmane në Maqedoninë e Veriut./tetova1.mk

