8 C
Tetovo
E shtunë, 31 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniGjuha shqipe në “Safe City”, ja dokumenti!

Gjuha shqipe në “Safe City”, ja dokumenti!

Një ditë para se “Qyteti i Sigurt”, i njohur në publik si “Safe City”, të nisë zyrtarisht implementimin e tij, tema e gjuhës shqipe u shndërrua në kryelajm dhe arenë përplasjeje politike. Gjatë javës së fundit, opozita shqiptare, BDI dhe dy krahët e Aleancës, reaguan pothuajse çdo ditë duke përsëritur të njëjtën tezë se në “Safe City” nuk ka shqip, ndërsa debati shkoi edhe më tej me pretendime se projekti po bëhet me qëllim kundër shqiptarëve, duke e ankimuar edhe në Kushtetuese

Një nga akuzat më të shpeshta, e përsëritur si fakt i kryer, ishte pretendimi se gjobat do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, pra se qytetari shqiptar do të përballet me një akt administrativ njëgjuhësh.
Redaksia e Zyrtare.net ka siguruar procesverbalin, formularin zyrtar që përdoret në procedurat e kundërvajtjeve në komunikacion me urdhërpagesë kundërvajtëse. Ky dokument i rrëzon drejtpërdrejt akuzat kryesore, sepse procesverbali tregon qartë se është i përgatitur në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip. Kjo shihet që në krye të dokumentit, ku termat bazë dhe titujt janë të vendosur paralelisht në të dyja gjuhët. Me fjalë të thjeshta, në dokumentin që i drejtohet qytetarit, shqipja është e pranishme dhe e integruar.

Pse ka rëndësi ky procesverbal? Sepse është dokumenti kryesor i gjobës. “Safe City” mund ta regjistrojë shkeljen me kamera, por procedura bëhet zyrtare vetëm kur lëshohet akti administrativ. Në procesverbal shënohen të dhënat e shoferit dhe të automjetit, shkelja, masa dhe gjoba. Prandaj, kur ky dokument është në dy gjuhë, bie pretendimi se gjobat do të jenë vetëm në maqedonisht.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments