8 C
Tetovo
E diel, 1 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBastisje në Çegran: Sekuestrohet kokainë armë gazi dhe para në një lokal,...

Bastisje në Çegran: Sekuestrohet kokainë armë gazi dhe para në një lokal, arrestohen katër persona

MPB njofton se më datë 31.01.2026, në periudhën nga ora 19:30 deri në 22:45, zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran, si dhe një e mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovijë
.
Pas informatave operative të marra paraprakisht dhe me urdhër gjykate, është kryer kontroll në një objekt gastronomik në fshatin Çegran, në pronësi të personit të parë të raportuar, ku tek M.H. janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me kokainë.

Në një ambient ndihmës të objektit është gjetur një pistoletë gazi, ndërsa në një sirtar komodeje janë gjetur substancë pluhur dhe para.
Sh.Sh. dhe M.H. janë privuar nga liria, ndërsa në lidhje me veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal, janë privuar nga liria edhe F.Sh. dhe e mitura 17-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments