Ditën e sotme kanë filluar punimet te nyja që do lidhet rruga e re Tetovë-Neproshten me rrugën aktuale Tetovë-Jazhincë.
Rruga që ndërtohet nga fshati Trebosh dhe del në fshatin Neproshten në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, njëkohësisht do të lidhet edhe me autostradën Tetovë-Shkup.
Për përfundimin e ndërtimit të kësaj rruge tash më janë dhënë disa afate të cilat edhe tejkalohen.
Kur u promovua fillimi i punimeve për ndërtimin e qarkores në shkurt 2024, Drejtori i atëhershëm i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi theksoi se afati i punimeve është 15 muaj dhe se qarkorja në maj të vitit 2025 do jetë e lëshuar në përdorim.
Tash më jemi në muajin shkurt 2026, punët në teren nuk kanë përfunduar ende!

