Ish deputeti i BDI, D-r Arben Ziberi, nip i kandidatit për kryeministër i parë shqiptar, Naser Ziberi, vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin, përcjell Almakos.
Ndryshe, familja Ziberi shquhet si familje intelektuale dhe me ndikim, veçanërisht në Qytetin e Shkupit.
Me këtë mund të konstatohet që pas fitores në zgjedhjet komunale, VLEN etablohet edhe në rajonin e Shkupit dhe jo vetëm.
Arben Ziberi mbahet mend si njëri nga deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe si doktor i suksesshëm.
Ziberi nuk është kuadri i vetëm nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që po braktisin këtë formacion politik./Almakos

