Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme e ka pritur në takim, ambasadorin e Bashkimit Europian në vend, Mihail Rokas.
Ai ka deklaruar, se në takim u diskutuan për projektet në ujin e pijshëm, zhvillimin e turizmit malor dhe shfrytëzimin e fondeve të dhuruara nga BE.
“Sot, është ditë e veçantë dhe në emrin e banoreve te Bogovinës, e shfrytëzoj rastin të falenderoj ambasadorin për vizitën.
Në takim u dakorduam me prioritetet dhe problematikat në nivel komunal.
Tema ka qenë e hapur, fokusi i takimit ka qenë i orientuar në tre shtylla:
Projektet e ujit të pijshëm, në nivel komunal
Zhvillimi i turizmit malor, dhe
Si janë shfrytëzuar fondet e Bashkimit Europian, në ndërrmarjet dhe kompanitë, në këtë periudhë.
Shpresoj se bashkëpunimi i sinqertë dhe korrekt, dë vazhdoj në mandatin tonë katërvjeçar”, ka përfunduar Abazi.

