8 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRrugët e Tetovës së shpejti me emra të rinj, nis punën komisioni...

Rrugët e Tetovës së shpejti me emra të rinj, nis punën komisioni i kryesuar nga Albi Qamili

Ka nisur zyrtarisht punën grupi i punës për riemërtimin e rrugëve në qytetin e Tetovës, me qëllim përmbylljen sa më të shpejtë të procesit dhe përshtatjen e emërtimeve me identitetin dhe realitetin lokal.

Kryetari i grupit, Albi Qamili, bëri të ditur se në ditën e parë të angazhimit ka pranuar dokumentacionin dhe materialet nga grupi paraprak, duke u njohur me punën dhe propozimet e trajtuara deri më tani.

Sipas tij, puna do të vazhdojë mbi bazën e analizës së deritanishme, duke përfshirë edhe sugjerimet dhe kërkesat e paraqitura nga qytetarët.

“Emrat e rrugëve në Tetovë duhet të reflektojnë identitetin dhe realitetin e Qytetit. Si kryetar i këtij grupi, pranova dokumentacionin dhe materialet nga grupi paraprak dhe u njoftova me punën e tyre”, ka njoftuar Qamili.

Procesi i riemërtimit po zhvillohet në kuadër të angazhimeve të Komuna e Tetovës për rregullimin dhe standardizimin e toponimisë urbane, ndërsa pritet që në fazat e ardhshme të publikohen edhe propozimet konkrete për shqyrtim publik.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments