8 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAnkand për automjetet e sekuestruara në Maqedoni:Porsche, Audi dhe Mercedes në shitje...

Ankand për automjetet e sekuestruara në Maqedoni:Porsche, Audi dhe Mercedes në shitje elektronike

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ka shpallur shitjen e 24 automjeteve përmes një ankandi publik elektronik që do të zhvillohet nga data 17 deri më 23 shkurt 2026.
Në listën e mjeteve të ofruara përfshihen marka luksoze dhe modele të njohura si Audi (A4, A5, A6, A8, Q7), Mercedes-Benz, Porsche, BMW dhe Opel.

Sipas njoftimit, procesi do të jetë i ndarë në dy faza. Ankandi i parë, i cili është një përsëritje e procedurës, do të mbahet më 17 shkurt për tri automjete me çmime fillestare që variojnë nga 34.000 deri në 630.000 denarë.

Ndërkohë, faza e dytë përfshin 21 automjete të tjera dhe do të realizohet gjatë periudhës 18-23 shkurt.

Automjetet janë të vendosura në lokacione të ndryshme, duke përfshirë depot në Miladinovc, Idrizovë, Gjevgjeli dhe Strumicë.

Për shkak se një pjesë e mjeteve kanë qëndruar gjatë në depo ose janë të dëmtuara, çmimet e tyre fillestare janë mjaft konkurruese. Megjithatë, shitja bëhet sipas parimit “e parë-e ofruar-e blerë”, që do të thotë se blerësi pranon mjetin në gjendjen që ndodhet. Për të marrë pjesë, personat e interesuar duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe të paguajnë paraprakisht një depozitë prej 10% të çmimit fillestar, ndërsa fitues shpallet ai që ofron vlerën më të lartë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments