8 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniSejdiu: Në funksion trafostacioni i ri në Grupçin, hap i rëndësishëm për...

Sejdiu: Në funksion trafostacioni i ri në Grupçin, hap i rëndësishëm për zonën industriale të Zhelinës

Kryetari i Komunës së Zhelinë, Blerim Sejdiu, ka njoftuar për lëshimin në përdorim të një trafostacioni të ri në fshatin Grupçin, investim që synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për zonën e re industriale të urbanizuar nga komuna.

Sipas Sejdiut, ky hap vjen pas përfundimit të infrastrukturës rrugore dhe përfaqëson vazhdim të përpjekjeve për forcimin e rrjetit të distribuimit të energjisë elektrike në bashkëpunim me kompaninë EVN, duke përfshirë të gjitha zonat ekonomike nga Zhelina deri në Grupçin.

Ai theksoi se investimi në infrastrukturë energjetike është bazë e domosdoshme për zhvillimin e bizneseve dhe për tërheqjen e investimeve të reja në komunë.

Postimi i plotë i Sejdiut:

“Së bashku me udhëheqësin e njësisë së EVN për rajonin e Pollogut, lëshuam në përdorim trafostacionin e ri në Grupçin dje javën që vjen në Zhelinë, të cilët do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për zonën e re industriale të urbanizuar nga Komuna e Zhelinës.

Pas përfundimit të infrastrukturës rrugore, po vazhdojmë me hapa konkretë në forcimin e infrastrukturës së distribuimit të energjisë elektrike, në bashkëpunim me EVN, për të gjitha zonat ekonomike nga Zhelina deri në Grupçin.

Kjo është një bazë e domosdoshme për zhvillimin e bizneseve dhe tërheqjen e investimeve të reja.
Ne nuk ndalemi.

Vazhdojmë me përkushtim për një komunë më të zhvilluar, me më shumë mundësi për qytetarët dhe bizneset tona”, ka shkruar Sejdiu.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments