8 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Ndriçimi Publik LED, në prag të realizimit

Feti Abazi: Ndriçimi Publik LED, në prag të realizimit

“NDRIÇIMI PUBLIK MODERN AFËR REALIZIMIT”, ka shkruar kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. I cili ndër të tjera, ka theksuar se ky projekt financohet nga Banka Botërore.

“Sot në Komunën e Bogovinës organizuam Debatin Publik për projektin “Ndriçimi publik me llampa LED” në të gjitha vendbanimet, në kuadër të programit për efikasitet energjetik ( të finansuar nga Banka Botërore). Ky është një investim i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve, uljen e shpenzimeve të komunës dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Për ne, këto takime nuk janë formalitet — janë mënyra si qeverisim: me transparencë, me informim të drejtë dhe me dëgjim të drejtpërdrejtë të qytetarëve. Sot u trajtuan pyetjet dhe sugjerimet me seriozitet dhe u dakorduam për hapat e radhës, që projekti të zbatohet me cilësi dhe në interes të çdo vendbanimi.

Komuna e Bogovinës ka nevojë për investime konkrete dhe për menaxhim të përgjegjshëm të buxhetit. Ne do të vazhdojmë me punë, me llogaridhënie dhe me projekte që sjellin rezultate reale për komunitetin.

Faleminderit për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj, kryesuesin e këshillit Komunal dhe këshilltarët komunal, kryetarët e BL-ve, kryetarin e këshillit rinorë, përfaqësuesve nga sektori civil dhe atij të sportit si dhe anëtar nga administrata komunale!”, ka përfunduar Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments