Besimtarët muslimanë sot agjërojnë në ditën e parë të muajit të shenjt Ramazan. Ky muaj hyri mbrëmë me perëndim të diellit, ndërsa dita e parë është sot, 19 shkurt. Namazi i parë i taravisë u zhvillua mbrëmë, më 18 shkurt. Pas përfundimit të Ramazanit, Bajrami i Fitrit është të premten më 20 mars, transmeton Portalb.mk.
Agjërimi i muajit të Ramazanit është një nga shtyllat e Islamit dhe një obligim për çdo burrë dhe grua myslimane të rritur, nga agimi deri në perëndim të diellit. Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik. Në atë muaj filloi shpallja e Kuranit, në natën e bekuar të Kadrit.
Bashkesia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) ka theksuar që namazi i taravisë në të gjitha institucionet të falet me 20 rekate.
Xhamitë që do të realizojnë aktivitete të ndryshme, duhet të marrin leje nga BFI-ja, ndërsa mysafirët duhet të thirren pas lejes së Myftinisë.
Ramazani është i lidhur edhe me sadakanë (lëmoshën) e fitrit, obligim i çdo myslimani dhe gruaje të rritur që ka ushqim të tepërt pas një dite të ngrënë gjatë Ramazanit.
BFI-ja ka përkujtuar se sasia e sadekatul fitrit do të ndahet në katër kategori (600, 500, 400 dhe 300 denarë), duke rekomanduar që zekati dhe sadekatul fitri të jepen në fondin e mirëmbajtjes së Shkollave Fetare Islame – Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup.
Falja e namazit të sabahut gjatë muajit të Ramazanit do të jetë 30 minuta pas imsakut.
Në këtë muaj, përkartësisht mbrëmë u bë edhe hapja e xhamisë së re në Shkup.

