8 C
Tetovo
E enjte, 19 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi në Rusino. Merr pjesë në investimin e makinerive të rënda...

Feti Abazi në Rusino. Merr pjesë në investimin e makinerive të rënda dhe pajisjeve speciale

“Sot, në Deponinë Rajonale Rusino, mora pjesë në ceremoninë e dorëzimit të makinerive të rënda dhe pajisjeve speciale, një investim me rëndësi të veçantë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në Rajonin e Pollogut”, ka njoftuar Feti Abazi, në faqen e tij officiale në Facebook.

“Kjo deponi shfrytëzohet nga të gjitha komunat e Pollogut për depozitimin e mbetjeve, andaj investimi në pajisje dhe mekanizëm të rëndë është një hap konkret drejt operimit më të sigurt, më efikas dhe më të qëndrueshëm të saj.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, z. Christoph Sommer, Ministri i Mjedisit i Republikës se Maqedonisë së Veriut, si dhe kryetarët e komunave të Rajonit të Pollogut. Prania e tyre dëshmon përkushtimin e përbashkët për mbrojtjen e mjedisit dhe për avancimin e infrastrukturës rajonale në shërbim të qytetarëve tanë”, ka përfunduar Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments